Terms & Conditions
Neni 1 – Përkufizimet
SunRide – Subjekti me emer tregetar SunRide regjistruar prane organeve tatimore te republike se shqiperise me nr M31806034J, ne Zonen Kadastrale Nr Kadastrale nr 8160 dhe adrese: Rruga Skerdilajd Llagami, 1060, Tirane
Pjesëmarrës – çdo individ i cili ka hyrë në një Marrëveshje Pjesëmarrjeje me SunRide
Marrëveshje Pjesëmarrjeje – Marrëveshja ndërmjet SunRide dhe Pjesëmarrësit.
Termat dhe Kushtet për Pjesëmarrësit – Këto Terma dhe Kushte të përgjitshme të cilat janë publikuar në faqen online të SunRide. Termat dhe Kushtet e Përgjithshme do t’u dërgohen Pjesëmarrësit në rast se të kërkesës të bërë nga ky i fundit.
Kredit – Krediti ose Kreditet e Blera nga Pjesëmarrësi nëpërmjet Website-it për të prenotuar dhe/ose ndjekur një leksion në Studiot e SunRide, brënda këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme
Seancë Trajnimi – Çdo Seancë Trajnimi (individuale ose në grup)të dhënë për llogari të SunRide në një nga Studiot e SunRide.
Të Dhënat Personale – Të gjitha të Dhënat Personale që SunRide merr nga Pjesëmarrësi bazuar në Marrëveshjen e Pjesëmarrjes.
Studio – Çdo studio e SunRide e identifikuar në website.
Kohëzgjatja – Kohëzgjatja është periudha kohore e vlefshmërisë së Kreditit, nga momenti i blerjes së Kreditit nga Pjesëmarrësi deri në momentin kur pjesëmarrësi mund të përdorë këtë Kredit për të njekur Seancat e Trajnimit.
Website – Faqja online e SunRide, www.sunride.al.
Neni 2 – Parashikime të Përgjithshme
- Çdo pjesëmarrës ëshët i detyruar të lexojë Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të caktuara nga SunRide. Në rastin kur do të krijohet një Marrëveshje Pjesëmarrjeje ndërmjet SunRide dhe Pjesëmarrësit, Termat dhe Kushtet e Përgjithshme janë pjesë e pandashme e Marrëveshjes së Pjesëmarrjes.
- Të drejtat që lindin nga Marrëveshja e Pjesëmarrjes janë individuale dhe nuk mund të transferohen nga Pjesëmarrësi tek persona të tretë.
- SunRide reservon të drejtën të kufizojë numrin e Pjesëmarrësve të regjistruar, të ndryshojë oraret e hapjes dhe mbylljes së Studiove, të ndrshojë oraret e Seancave të Trajnimit, të ndryshojë numrin e Seancave të Trajnimit, të ndryshojë tarifat për Kreditet.
- SunRide ka të drejtë të refuzojë një Pjesëmarrës në rastet kur ky i fundit keqpërdor sistemin e regjistrimit dhe/ose ambientet dhe paisjet e SunRide.
- Pjesëmarrësit janë të detyruar të vishen me veshje sportive. Gjatë Seancave të Trajnimit, Pjesëmarrësit janë të detyruar të veshin këpucë për çiklizëm për pedale SPD ose SPD-SL. Pjesëmarrësit mund të veshin këpucë për çiklizëm të cilat do të vihen në dispozicion të tyre pa pagesë pranë Studiove të SunRide. Është e ndaluar veshja dhe përdorimi i këpucëve të përdorura në ambiente të hapura.
- Pjesëmarrësit janë të detyruar të përdorin peshqirë gjatë çdo Seance Trajnimi.
- Nuk lejohet pirja e duhanit brënda ambienteve të SunRide, përfshirë Studiot.
- Nuk lejohet të sillen ushqime apo pije nga jashtë, me përjashtim të shisheve të ujit.
- SunRide rezervon të drejtën që të mbyllë plotësisht ose pjesërisht studiot gjatë festave zyrtare, ose gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes dhe ose/rinovimit të ambienteve.
- Fëmijët nën 16 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindit e tyre, në të kundërt ato nuk mund të marrin pjesë në Seancat e Trajnimit. SunRide nuk ka asnjë përgjegjësi apo detyrim për dëmtimet përsonale ose pasuror që i shkaktohet fëmijëve të cilët futen në mënyrë të paautorizuar në ambientet e SunRide.
- Nuk lejohet futja e kafshëve në ambientet e SunRide.
Neni 3 – Fusha e Zbatimit
- Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha marrëdhëniet juridike të krijuara ndërmjet SunRide dhe një Pjesëmarrësi i cili ka blerë Kredite dhe/ose merr pjesë në një Seancë Trajnimi të ofruar dhe/ose organizuar nga SunRide.
- Në momentin e blerjes së një ose më shume krediteve dhe/ose me marrjen pjesë në një Seancë Trajnimi, Pjesëmarrësi pranon dhe pajtohet me këto Terma dhe Kushte të Përgjitshme.
- Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme janë hartuar dhe zbatohen dhe për të gjithë përfaqësuesit dhe punonjësit e SunRide dhe/ose personave të kontraktuar nga SunRide.
- Devijime të veçanta, nga Termat dhe Kushte të Përgjithshme të publikuar online në faqen e SunRide mund të bëhen me vullnetin e palëve vetëm në rastet kur ato janë kryer me shkrim dhe janë nënshrkuar nga të dyja palët.
- SunRide mund të ndryshojë herë pas here Termat dhe Kushtet e Përgjithshme. Versioni zyrtari i cili do të konsiderohet në fuqi do të jetë ai i cili është publikuar online. Çdo pjesëmarrës mund të bëj kërkesë që ti vihet në dispozicion një kopje e Termave dhe Kushteve të Përgjithshme. SunRide do ti japë menjëherë kërkuesit një kopje të Termave dhe Kushteve të Përgjithsme.
Neni 4 – Marrëveshja e Pjesëmarrjes
- Marrëveshja e Pjesëmarrjes ndërmjet Pjesëmarrësit dhe SunRide krijohet në momentin kur (a) Pjesëmarrësi ka plotësuar dhe firmosur për aprovim të gjitha informacionet siç paraqiten në Marrëveshjen e Pjesëmarrjes, (b) me marrëveshje ndërmjet palëve, marrëveshje e cila provohet nga regjistrimi online i Pjesëmarrësit, ose (c) Pjesëmarrësi ka përdorur ambientet e trajnimit të SunRide ose ka marrë pjesë në Sesionet e Trajnimit të SunRide. Marrëveshja e Pjesëmarrjes lidhet për një afat kohor të pacaktuar dhe mund të përfundohet në çdo kohë sipas parashikimeve të nenit 5 të këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme.
- Menjëherë gjatë regjistrimit, Pjesëmarrësit do të pajisen me një emër për logim dhe fjalëkalim të vlefshëm për Sistemin e Regjistrimit të SunRide.
- Marrëveshja e Pjesëmarrjes e plotësuar nga Pjesëmarrësi dhe këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme përbëjnë marrëveshjen e plotë kontraktuale e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta ndërmjet Surnise dhe Pjesëmarrësit. Marrëveshja e Pjesëmarrjes dhe Termat dhe Kushtet e Përgjithshme zëvendësojnë të gjitha komunikimet verbale ose me shkrim, çdo marrëveshje apo korrespondencë tjetër të kryera më parë ndërmjet palëve që lidhet me elementët që rregullohen nga Marrëveshja e Pjesëmarrjes e plotësuar nga Pjesëmarrësi dhe nga këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme.
- Pjesëmarrësi sigurohet që të gjitha informacinet e dhëna të jenë të sakta dhe të jepen brënda një kohe të arsyeshme për lidhjen dhe zbatmiin e Marrëveshjes së Pjesëmarrjes.
- Një marrëveshje ndërmjet SunRide dhe Pjesëmarrësit konsiton në një apo disa Kredite, të cilat i japin të drejtë Pjesëmarrësit të marrë pjesë në Seancat e Trajnimit gjatë Kohëzgjatjes së vlefshmërisë së Krediteve. Kreditet janë të vlefshme për një periudhë kohe të caktuar. Vlefshmëria e secilit Kredit është e shprehur në llogarinë e Pjesëmarrësit në Website. Nëse një ose disa Kredite kanë skaduar ose janë përdorur, Pjesëmarrësi nuk mund të regjistrohet më në Seancat e Trajnimit.
- Në rast dëmtimesh, sëmundjeve të gjata, shtatëzanisë ose qëndrimeve të gjata jashtë vendit, afati i vlefshmërisë së një Krediti ose grupi Kreditesh mund të pezullohet me dakortësi të dhënë me shkrim nga SunRide. SunRide ka të drejtë të kërkojë prova për egzistencën e faktit përpara se të japë dakortësinë për pezullimin e Kreditit ose Krediteve.
- Vlefshmëria e një Krediti ose grupi Kreditesh skadon automatikisht. Vlefshmëria kohore e një Krediti ose grup Kreditesh nuk zgjatet në heshtje.
- Marrëveshja e Pjesëmarrjes është personale dhe Pjesëmarrësi nuk mund të trasferojë tek palë të treta të drejtat dhe detyrimet që lindin në bazë të Marrëveshjes së Pjesëmarrjes.
- Nëse një Pjesëmarrës ka hyrë në një Marrëveshje Pjesëmarrjeje me SunRide, Pjesëmarrësi ka të drejtë që brënda 14 ditëve nga hyrja në Marrëveshje të tërhiqet nga kjo e fundit.
- Nëse Pjesëmarrësi tërhiqet nga marrëveshja në përputhje me parashikimet e pikës 4.9, Pjesëmarrësi do të rimbursohet për të gjitha pagesat e kryera kundrjet SunRide, me përjashtim të rastit kur Pjesëmarrësi i ka përdorur ambientet e SunRide dhe ka marrë pjesë në Seancat e Trajnimit.
- Nëse pjesëmarrësi vendos të blejë një antarsim të ri ose të zgjasë atë egzistues, termta dhe kushtet e Marrëveshjes së Pjesëmarrjes dhe Termat dhe Kusthet e Përgjithshme do të mbeten të pandryshuara dhe do të zbatohet plotësisht, me përjashtim të rasteve kur palët vendosin për modifikimin e tyre të shprehur me shkrim.
- Ndryshime në Marrëveshjen e Pjesëmarrjes pas hyrjes në fuqi të saj ndërmjet palëve, mund të bëhen vetëm me shkrim pasi të jepet autorizmi përkatës nga SunRide. Ndryshimet në Marrëveshjen e Pjesëmarrjes mund të shoqërohen me kosto ekstra për Pjesëmarrësin.
Neni 5 – Çmimet dhe pagesat
- Çmimi aktual i Krediteve ose i grupeve të Krediteve është i listuar në Website. Çmimet e vlefshme janë ato që janë listuar së fundmi në Website. Rritja e çmimeve nuk ka efekt për Kreditet dhe grupet e Krediteve të blera më parë.
- Me përjashtim të rasteve kur është rënë dakord ndryshe, pagesa do të kryhet nëpërmjet sitemit të pagesave online ose pranë ambienteve fizike të SunRide. Kreditet dhe grupet e Krediteve duhet të paguhen paraprakisht në një pagesë të vetme.
- Pagesat e kryera nga Pjesëmarrësit nuk do të jenë të rimbursueshme, me përjashtim të rasteve kur ka një tërheqje të vlefshme të Pjesëmarrësit sipas parashikimeve të pikës 4.9.
- SunRide rezervon të drejtën të indeksojë dhe ndryshojë çmimet dhe tarifat.
- SunRide nuk mban përgjegjësi në rastet kur ambientet dhe dhe facilitetet e saj nuk mund të përdoren, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të rrethanave që tejkalojnë kontrollin e SunRide.
- Ofertat promocionale janë të vlefshme vetëm për periudhën e caktuar nga SunRide. Nuk mund të pretendohen të drejta të lidhura me promocionet për periudhën para publikimit të tyre nga SunRide, apo pas mbarimit të periudhës të caktuar për to.
Neni 6 – Pjesëmarrja, anullimi dhe riskedulimi i Seancës Trajnimi
- Pjesëmarrësi duhët të regjistrohet paraprakisht për një Seancë Trajnimi, nëpërmjet sistemit përkatës të regjistrimit online. Regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet faqes tone te internetit www.sunride.al ose në vend, pranë ambienteve të SunRide. Pjesëmarrësit nuk i lejohet të marrë pjesë në Seancën e Trajnimit pa kryer regjistrimin përkatës.
- Pjesëmarrësi mund të çregjistrohet nga një Seancë Trajnimi deri në 12 orë përpara nisjes së Seancës. Në rastë se çregjistrimi nuk kryhet të paktën 12 orë përpara nisjen së Seancës së Trajnimit, atëherë pjesëmarrësi do të paguajë 1 Kredit.
- SunRide ka të drejtë të rregullojë dhe ndryshojë oraret e Seancave të Trajnimit dhe vendin e zhvillimit të tyre pa patur nevojë të paraqesë ndonjë arsye. Versioni i vlefshëm i azhornuar i kalendarit të Seancave të Trajnimit do të jetë i disponueshëm online në faqen zyrtare të SunRide.
- SunRide ka të drejtën të anullojë një Seancë Trajnimi për arsye të ndryshme, përfshirë mungesën e numrit minimal të pjesëmarrësve. Në të tilla raste, Pjesëmarrësit e regjistruar për Seancën e Trajnimit të anulluar do të rimbursohen për Kreditin e shpenzuar.
- Në rastet e situatave të jashtëzakonshme të cilat përbëjnë forcë madhore SunRide nuk është e detyruar të përmbushë detyrimet e veta për aq kohë sa këto forca madhore vijojnë të japin efektet e tyre dhe pengojnë zhvillimin normal të aktivitetit nga SunRide.
- Nëse një pjesëmarrës shkakton incidente apo situata jo korrektë të cilat pengojnë zhvillimin normal të Sesionit të Trajnimit, SunRide do të përjashtojë këtë Pjesëmarrës nga Sesioni i Trajnimit. Në të tilla raste të gjitha kostot janë në ngarkim të Pjesëmarrësit.
- Në rastet kur çregjistrimet nga Sesioni i Trajnimit të parashikuara nga pika 6.2, janë kryer me vonesë dy herë ose më shumë brënda një periudhe dy javore, SunRide gëzon të drejtët që të kufizojë regjistrimin online për atë Pjesëmarrës për një periudhë 2 javore, dhe të anullojë të gjitha prenotimet e tjera të kryera nga ky Pjesëmarrës.
Neni 7 – Kreditet
- Çdo Kredit ose grup Kreditesh ka të përcaktuar se sa herë mund të frekuentohen Sesionet e Trajnimit gjatë një Periudhe të caktuar. Sesionet e Trajnimit të cilat nuk janë ndjekur gjatë Periudhës së caktuar do të digjen automatikisht.
- Një Kredit jep të drejtën për të marrë pjesë në një Sesion Trajnimi.
Neni 8 – Përfundimi i Marrëveshjes së Pjesëmarrjes
- Pjesëmarrësi mund të përfundojë Marrëveshje e Pjesëmarrjes nërpërmjet njoftimit me shkrim të dërguar 1 muaj përpara datë së përfundimit. Pas marrjes së njoftimit me shkrim të dërguar nga Pjesëmarrësi, SunRide do të dërgojë një konfirmim me shkrim tek Pjesëmarrësi brënda 14 ditëve. Nëse pjesëmarrësi nuk ka marrë këtë konfirmim në kohë, Pjesëmarrësi duhet të kontaktojë menjëherë me SunRide, mosplotësimi i këtyre njoftimeve do të nënkuptojë që përfundimi i Marrëveshjes nuk është kryer, ose nuk është kryer në kohë.
- Në rast të sëmundjeve ose dëmtimeve afatgjata si dhe në rast shtatëzanie të Pjesëmarrësit, Marrëveshja e Pjesëmarrjes mund të pezullohet përkohësisht ose të përfundohet pasi të jetë dërguar një raport përkatës mjekësor.
- SunRide ka të drëjtë të përfundojë Marrëveshjen e Pjesëmarrjes me efekt në menjëhershëm në rastet kur:
- Pjesëmarrësi ka kryer veprime të papranueshme gjatë Sesioneve të Trajnimit;
- Pjesëmarrësi sistematikisht shkel rregullat e SunRide;
- Një palë e tretë përdor Kartën e Pjesëmarrësit, si pasojë e neglizhencës ose me dijeni të Pjesëmarrësit;
- Pjesëmarrësi i shkokton dëme të çfarëdolloj SunRide.
Neni 9 – Rreziqet dhe Përgjegjësitë
- Përdorimi i faciliteteve dhe ambienteve të SunRide, ndër të tjerash por pa u kufizuar te, stërvitjet e forcës dhe fitnesit dhe/ose ndjekja e leksioneve, programeve të trajnimit dhe/ose aktiviteteve të çdo lloji të SunRide kryhen në diskrecion, përgjegjësi dhe risk të plotë të ngarkuar tek Pjesëmarrësi.
- Është detyrim i Pjesëmarrësit të kryej kontrollet e nevojshme mjekësore për të verifikuar nesë është i aftë ose jo për kryerjen e aktiviteteve fizike të trajnuara nga SunRide. SunRide nuk kryen dhe nuk ka detyrim të kryej kontrolle mjeksore të Pjesëmarrësve për të përcaktuar aftësinë e tyre për të ndjekur Sesionet e Trajnimit të ofruara nga SunRide.
- SunRide dhe punonjësit e tij nuk janë përgjegjës për dëmtimet që mund ti ndodhin Pjesëmarrësve ose palëve të treta.
- Sundride dhe punonjësit e tij nuk mbajnë përgjegjësi për dëmtimin, humbjen ose vjedhjen e sendëve të Pjesëmarrësve ose palëve të treta.
- Pjesëmarrësi mban përgjegjësi për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj SunRide, në rastet kur ky dëm është shkaktuar nga neglizhenca ose faji i rëndë.
- Përjashtimi dhe kufizimi i përgjegjësive i parashikuar në këtë nen vlen edhe për të gjithë nëkontraktorët e SunRide dhe cilindo që asiston SunRide në zbatimin e aktiviteteve të lidhura me Marrëveshjen e Pjesëmarrjes.
Neni 10 – Të dhënat personale dhe mbrojtja e tyre.
- Çdo Pjesëmarrës është në dijeni dhe i informuar mbi rregullat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të publikuara në faqen www.sunride.al. Në momentin e rënies dakort për Termat e Përgjitshme, Pjesëmarrësi pranon dhe bie dakort dhe me rregullat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të SunRide.
Neni 11 – Ankesat
- Çdo Pjesëmarrës duhet të raportojë çdo ankesë mbi performancën e SunRide tek SunRide menjëherë pas zbulimit të dëmit ose difektit, gjithsesi jo më vonë se 14 ditë nga zbulimi i dëmit ose difektit. Ankesa duhet të raportohet me telefon në nurmin te publikuar ne www.sunride.al, ose me shkrim në adresën Rruga Skerdilajd Llagami, 1060, Tirane, ose me postë elektronike në adresën info@sunride.al.
- Ankesa duhet të jetë e plotë, e përshkruar qartë dhe të paraqiten prova mbështetëse kur është e mundur.
- SunRide do i kthejë përgjigje Pjesëmarrësit për ankesën e dërguar sa më shpejtë të jetë e mundur, në çdo rast brënda 4 javëve nga data e marrjes së ankesës. Nëse SunRide mendon se do të nevojitet më shumë kohë për të adresuar ankesën, do të njoftojë menjëherë Pjesëmarrësin me email në momentin që konstatohet nevoja për një kohë më të gjatë.
Neni 12 – Website
- Informacioni i paraqitur në Website shërben si informacion i përgjithshëm. Për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të SunRide, vonesa, difekte dhe/ose imperfeksione mund të ndikojnë informacionin e dhënë.
- Edhe pse SunRide merr të gjitha masat e kërkuara për mirëmbajtjen dhe përditësimin e Website-it, SunRide nuk mund të garantojë që informacioni i dhënë është i plotë, dhe/ose i saktë. Si rrjedhojë Pjesëmarrësi heq dorë pa kushte nga çdo kërkesë për kompensim për çdo dëm të drejtpërdrejt ose indirekt të shkaktuar, ose që mund të shkaktohet nga përdorimi i të dhënave personale, me përjashtim të rasteve kur dëmi i shkaktuar ka ardhur si rrjedhojë e një veprimi të kryer me qëllim nga Sunride, ose nga neglizhenca e rëndë e SunRide.
- Ëebsite-et e palëve të treta që ndërlidhen me hyperlink me WebSite-in e SunRide nuk janë të kontrolluara, krijuara dhe/ose mirëmbajtura nga SunRide. Si rrjedhojë SunRide nuk mban asnjë përgjegjësi për kontentin apo funksionimin e këtyre Website-ve
- Website-i dhe përmbajta e tij janë të mbrojtur nga ligji për të Drejtat e Autorit, ligji për Markat dhe Pronësinë Industriale si dhe nga çdo e drejtë tjetër intelektuale në fuqi. Asnjë pjesë e këtij Website-i nuk mund të riprodhohet, përdoret, ruhet ose të bëhet publik në çdo formë apo me anë të çdo mjeti elektronik, mekanik, fotografik, regjistrim etj., pa autorizimin paraprak të dhënë me shkrim nga SunRide.
Neni 13 – Ligji i Zbatueshëm dhe Gjykata Kompetente
- Këto Terma të Përgjithshme janë efektive dhe detyruese për palët duke filluar nga data kur pjesemarresi hyn apo regjistrohet ne platformen online to SunRide.
- Devijimet nga këto Terma të Përgjithshme mund të kryhen vetëm nëpërmjet vullnetit të palëve të shprehur me shkrim.
- Në rastet kur ndonjë nga parashikimet në këto Terma të Përgjitshme është nul apo i pavlefshëm, ky element nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e parashikimeve të tjera. SunRide dhe Pjesëmarrësi do të konsultohen me njëri tjetrin në mënyrë që të zëvendësojnë parashikimin i cili është nul apo i pavlefshëm, duke marrë në konsideratë, për aq sa është e mundur, qëllimin e parashikimit fillestar.
- Këto Terma të Përgjithshme dhe çdo marrëdhënie kontraktuale e SunRide rregullohet dhe interpretohet në bazë të ligjit shqiptar në fuqi. Të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet Pjesëmarrësit dhe SunRide të cilat kanë lindur në bazë të Marrëveshjes së Pjesëmarrjes do të zgjidhen me mirëkuptim ndërmjet palëve. Nëse Palët nuk arrinë një marrëveshje midis tyre atëherë palët bien darkot që çësthja do të shqyrtohet dhe do të jetë nën jurisdiksionin ekzluziv të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.