Privacy Policy

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.sunride.al, SunRide mund mbledhë në mënyrë direkte (nëpërmjet plotësimit të formularëve të aplikimit për punë, akses në shërbimet online, aplikim ankesa online) apo indirekte (adresa IP e kompjuterit tuaj) të dhëna me karakter personal, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Me plotësimin e të dhënave dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre. SunRide siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të sherbimeve te SunRide duke marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, «Për mbrojtjen e të dhënave personale» përgjatë gjithë marrëdhënies bankare dhe në vijimësi.

Për realizimin e disa shërbimeve në faqen e saj zyrtare, SunRide mund të duhet t’ua komunikojë të dhënat e mbledhura partnerëve të saj, kjo realizohet vetëm me pëlqimin e subjekteve të të dhënave dhe SunRide siguron ata se këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimin e realizimit të shërbimeve te SunRide. Në çdo rast SunRide siguron subjektet e të dhënave se kuadri kontraktual me të tretët është i qartë dhe parashikon kushtet e sigurisë dhe ruajtjes së konfidencialiteti të cilat përmirësohen vazhdimisht.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojne që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@sunride.al.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të SunRide.